Arben Llozi tregon historinë e dashurisë me sopranon: Eva Golemin e njoha në një turne, i qëndrova larg derisa mbaroi shkollën

schedule11:04 - 1 Tetor, 2024

schedule 11:04 - 1 Tetor, 2024

Gjatë intervistës në emisionin “Pas Mesnate”, violinisti i njohur, Arben Llozi u ndal dhe te jeta private. Ai tregoi njohjen me bashkëshorten e tij, sopranon Eva Golemi, duke theksuar se ajo ishte studente, por i qëndroi larg derisa mbaroi shkollën.

Më tej, Llozi theksoi se i bën kritika të drejta Evës, jo vetëm për muzikën, por dhe për stilin modern.

Këngëtarët janë si futbollistët marrin vëmendje shumë, ndërsa ne intrumentistët jemi si shtangistët. Marrim shumë medalje ari, por nuk i biem në mendje njeriu. Në fund, futbollin kemi shumë merak.

Unë nuk e kam njohur, ajo ka qenë studente dhe unë nuk e dija. Ka qenë rastësisht në një turne dhe e kam parë, por nuk e kisha parë ndonjëherë në shkollë. Nuk ia kisha dëgjuar ndonjëherë zërin dhe as nuk e kisha parë fytyrën. Një vit rresht nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Ajo këmbënguli dhe kur e dëgjova, mbeta pa mend dhe thash si ka mundësi që nuk e kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk i vura rëndësi fare pjesës dhe as nuk u mora fare. Pastaj, kur u mora me të vërtetë, ishte në fund të vitit të katërt, doli mundësia e operas ‘Don Giovani’. Aty u ulëm bashkë, që i zgjidha pjesët teknike, solfezhi. Doli e fitoi dhe nuk ka pasur nevojë më për mua.

Unë mundohem të jap atë gjykimin tim jo vetëm nga ana muzikore, por edhe stili dhe  për modën si luhet muzika moderne sot, sepse është pak më ndryshe”, tregoi violinisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!