Berisha në krye, ku po shkon PD? Analisti Nazarko: Ka kulturë komuniste, nuk vjen në pushtet

schedule20:50 - 30 Shtator, 2024

schedule 20:50 - 30 Shtator, 2024

Analisti Mentor Nazarko thotë se Partia Demokratike, me në krye Sali Berishën, nuk vjen në pushtet.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se Berisha ka kulturë komuniste.

“Kjo lloj opozite, ndoshta për shkak të largësisë që ka me pushtetin ekzekutiv, 11 vjet, pra, mungesës së informacionit, qoftë nga brenda, mungesës së ekspertizës, privilegjon një dimension që është tipik komunist, që lidhet me kulturën politike të udhëheqësit, që është Sali Berisha. Është kultura komuniste, pra kultura denonciatore, është tipik komuniste. Ai, nga perspektiva e vet personale, ai thotë, mbrojtja më e mirë është sulmi. Sa i përket suksesit, për të ardhur në pushtet, Berisha mjafton të shohë veten e tij, në 2005. Kur fitoi PD? Kur u bë konstruktive, kur u bë gjithëpërfshirëse, kur u hap me pjesën gri, kur ishte propozuese, kur i bashkoi krahët e politikës së djathtë, apo e atyre që ishin kundër socialistëve në pushtet.

Pra, kjo që po bën Berisha sot, ka karakter vetëbmrojtës. Këto figurat e reja, është diçka e tejkaluar, nuk e sjell PD në pushtet. Mund ta dëmtojë imazhin e Shqipërisë, por nuk e sjell PD në pushtet”, theksoi ai./abcnews.al