PS: Dënim zjarrvënësve/ Rama: Zjarri, revoltë për një vendim gjykate

schedule19:53 - 30 Shtator, 2024

schedule 19:53 - 30 Shtator, 2024

Pas djegies së karrigeve por jo mandateve, për fatin e 24 deputetëve të opozitës do të vendosë të martën Sekretariati i Etikës. Sipas Rregullores së Kuvendit ligjvënësit mund të rrezikojnë përjashtimin nga seancat parlamentare për 60 ditë. Krahas kostove financiare të djegies së karrigeve apo goditjes me sende të forta kjo pjesë e opozitës mund të mos ulet dot në Kuvend.

Burime thonë se socialistët kanë mbledhur firmat për përjashtimin e tyre.

Reagimin e deputetëve ndaj vendimit të Gjykatë së Apelit për 1 vit burgim të Ervin Salianjit, kryesocialisti e cilësoi të tillë.

“Ky është një zjarr i ndezur me karriget e deputetëve të zgjedhur për t’u ulur dhe përfaqësuar ata që i çojnë atje, në shenjë revolte ndaj një vendimi gjykate.

Besoj mes këtyre dy pamjeve, kuptohet jo absolute por relative, qëndron dhe ndarja sot këtu midis nesh, ne që përpiqemi të shërojmë, mbjellim… dhe atyre që shkatërrojnë, shkulin, djegin”.

Përfundimi i seancës që zgjati rreth 15 minuta ka vënë në lëvizje grupit e ekspertëve të kriminalistikës, të cilët mblodhat provat në ambientet e brendshme dhe të jashtme të Parlamentit pas akteve të dhunës të ligjvënësve opozitarë./abcnews.al