Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi rekrutimin e 133,000 personave për shërbimin ushtarak në periudhën tetor-dhjetor 2024. Rregullorja është publikuar në portalin e informacionit ligjor.
“Nga 1 tetori deri më 31 dhjetor 2024, 133,000 qytetarë të Federatës Ruse nga mosha 18 deri në 30 vjeç, të cilët nuk janë në rezervë dhe janë subjekt i rekrutimit për shërbimin ushtarak do të rekrutohen për shërbimin ushtarak”, thuhet në dokument.
Me të njëjtin dekret, Presidenti i Rusisë urdhëroi shkarkimin nga shërbimi ushtarak të ushtarëve, marinarëve, rreshterëve dhe oficerëve të cilëve u ka skaduar afati ushtarak.
Dekreti i datës 30 shtator ka hyrë në fuqi ditën e publikimit.
“Nga 1 tetori deri më 31 dhjetor 2024, 133,000 qytetarë të Federatës Ruse nga mosha 18 deri në 30 vjeç, të cilët nuk janë në rezervë dhe janë subjekt i rekrutimit për shërbimin ushtarak do të rekrutohen për shërbimin ushtarak”, thuhet në dokument.
Po ashtu, me të njëjtin dekret, Presidenti i Rusisë urdhëroi shkarkimin nga shërbimi ushtarak të ushtarëve, marinarëve, rreshterëve dhe oficerëve të cilëve u ka skaduar afati ushtarak.
Dekreti i datës 30 shtator ka hyrë në fuqi ditën e publikimit.
Shtabi i Përgjithshëm njoftoi se rekrutët nuk do të dërgohen për të marrë pjesë në shërbimin ushtarak në rajonet e reja të Federatës Ruse.
Sipas tij, afati i shërbimit ushtarak nuk do të ndryshojë dhe do të jetë 12 muaj, kurse dërgimi i rekrutëve nga pikat e grumbullimit është planifikuar nga 15 tetori.
Gjatë fushatës pranverore të rekrutimit të këtij viti, sipas dekretit të Presidentit të Rusisë, 150,000 rekrutë u thirrën për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë rekrutimit të vjeshtës së kaluar janë dërguar për shërbim ushtarak 130 mijë persona.
Nga 1 janari 2024 hynë në fuqi ndryshimet në sistemin e shërbimit ushtarak për rekrutimin deri në moshën 30 vjeç./abcnews.al