SHKODËR- Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Shkodrës këtë të hënë, ndërsa akuzohen për veprën penale të dhunës në familje.
Sipas policisë, njëri prej të arrestuarve, banues në fshatin Ças, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses.
Sakaq, i arrestuari tjetër, me banim në qytetin e Shkodrës akuzohet se ka dhunuar babain e tij.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rasteve./ abcnews.al