Pse mungoi opozita? Tavo për ABC News: Gjithsecili ka përgjegjësinë për të përmbushur detyrimin ndaj qytetarëve

schedule11:59 - 30 Shtator, 2024

schedule 11:59 - 30 Shtator, 2024

HIMARË- Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, ka folur  për ABC News, pasi u betua si kryetari i ri në këtë bashki.  Ai tha se dera e bashkisë dhe zyrtar e saj do jenë në shërbim të qytetarëve.

Tavo theksoi se do jetë në shërbim të të gjithëve, pa dallime. Ai u zotua se jo vetëm zyra e tij, por dhe të gjitha zyrat e tjera që janë në varësinë e bashkisë, do jenë në shërbim të qytetarëve.

Gazetari Elton Nika, i kërkoi një koment Tavos për mungesën e opozitës në mbledhjen e këshillit të Bashkisë.

Pjesë nga prononcimi i kryebashkiakut të Haimarës Vangjel Tavo:

Çfarë do të kërkoni sot që keni marrë detyrën, por dhe nesër që është data 1 tetor, nga stafi i bashkisë Së Himarës referuar gjithë atyre shqetësimeve që kërkojnë banorët?

Tavo: Ata që kam thënë vazhdimisht, përgjegjshmëri dhe përgjegjësi maksimale në trajtimin e çështjeve të qytetarëve të kësaj bashkie dhe angazhim maksimal për të zgjidhur këto probleme të qytetarëve. Zyrat e bashkisë s Himarës, të kryetarit të bashkisë dhe të gjithë sektorët, do jenë të hapur dhe mikpritëse për të gjithë qytetarë e vet.

Një koment i shkurtër. Ka munguar opozita në mbledhjen e sotme të Këshillit të Bashkisë..

Tavo: Nuk mund të them se ka munguar opozita. Nëse e ke vënë re, atje ishin 17 këshilltarë nga 21, pra kanë munguar katër veta të opozitës, pjesa tjetër, opozitarët ishin atje, sepse gjithsecili ka përgjegjësinë për të përmbushur detyrimin moral karshi atyre qytetarëve që i kanë votuar, për t’u bërë pjesë sot në ditën e konstituimit tim si kryetar bashkie.