Dhunimi i efektivit të burgjeve në Tiranë, policia: U sulmua me sende të forta nga tre persona sapo doli nga banesa

schedule10:22 - 28 Shtator, 2024

schedule 10:22 - 28 Shtator, 2024

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së shtunës në Yzberisht, ku u dhunua një efektiv i burgjeve.

Sipas policisë, 36 vjeçari Arbër Labi, punonjës pranë burgut 313, është goditur me sende të forta nga tre persona sapo ka dalë nga banesa. Ata i kanë marrë edhe armën e shërbimit.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./acnews.al