IDF pretendon vrasjen e liderit të Hamasit në Siri

schedule10:03 - 28 Shtator, 2024

schedule 10:03 - 28 Shtator, 2024

Ushtria izraelite njoftoi të shtunën se kishte eliminuar kreun e rrjetit të lëvizjes islamike palestineze Hamas në Sirinë jugore gjatë natës.

“Ahmad Muhammad Fahd u vra gjatë planifikimit të një sulmi të afërt terrorist”, tha ushtria izraelite në një deklaratë. “IDF vazhdon të operojë për të eliminuar terroristët e Hamasit, kudo që ndodhen”.

Sipas ushtrisë izraelite, Fahd ishte përgjegjës për kryerjen e operacioneve të shumta terroriste kundër Izraelit nga jugu.

/abcnews.al