Firmoset dokumenti/ Rama: Nxënësit që duan të marrin një zanat u jepet një mundësi e re!

schedule16:56 - 27 Shtator, 2024

schedule 16:56 - 27 Shtator, 2024

TIRANË- Të gjithë ata nxënës që duan një zanat dhe që janë në vit të parë në gjimnaz, u jepet mundësia që të zgjedhin arsimin profesional.

Kjo u njoftua nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se kjo është bërë e mundur falë dokumentit të përbashkët që u nënshkrua sot nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.


“Nxënësve që duan të marrin një zanat u jepet një mundësi e re që të zgjedhin Arsimin Profesional në çdo kohë, përgjatë gjithë vitit të parë të gjimnazit, falë dokumentit të përbashkët që u nënshkrua sot nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit dhe Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”, shkruan  Rama.

Sipas kryeministrit, me rritjen e tregut të punës kërkohen gjithnjë e më shumë  njerëz të kualifikuar dhe prandaj shumë të rinj po zgjedhin të marrin një zanat, i cili i përgjigjet nevojave të kohës dhe tregut të punës.

“Me kërkesat në rritje të tregut të punës për profesionistë të kualifikuar, gjithnjë e më shumë të rinjtë po orientohen drejt zanateve dhe po zgjedhin arsimin profesional, si rrugën e duhur për punësim të sigurt”, shkruan kryeministri./ abcnews.al