“Salianji në burgun e sigurisë së zakonshme”/ Me firmën e prokurores Elona Alvora, zbardhet shkresa për deputetin e PD

schedule12:41 - 27 Shtator, 2024

schedule 12:41 - 27 Shtator, 2024

Zbardhet kërkesa që prokuroria e Prokurorisë së Tiranës, Elona Alvora i ka dërguar Kuvendit, policisë dhe gjykatës së Shkallës së Parë për ekzekutimin e vendimit me një vit burg për deputetin demokrat, Ervin Salianji, nën akuzën e kallëzimit të rremë për dosjen “Babale”.

Gazetarja e ABC News, Fjona Xhafaj raportoi më herët se prokuroria dërgoi njoftimin për ekzekutimin e vendimit me burg për Salianjin. Xhafaj shtoi se do të ndiqen procedurat për heqjen e mandatit të deputetit Salianji.

“Kuvendi ka deklaruar se Këshilli i Mandateve nuk ka arsye për t’u mbledhur, pasi do të zbatohet vendimi i nenit 71 të Kudshtetutës. Do ketë konstatim pas mbërritjes së shkresës dhe më pas do të ndiqen procedurat për heqjen e mandatit të Salianjit. Salianji nuk do të jetë pjesë e politikës dhe të ushtrojë funksione publike deri në 5 vjet”, raportoi gazetarja e ABC Neës, Fjona Xhafaj.

Këshilli i Mandateve ka vendosur që të mos mblidhet për Salianjin, teksa sqaroi se vendimi për deputetin do të zbatohet automatikisht, pas dënimit të tij me 1 vit burg.

Salianji, pas këtij vendimi, humbet mandatin e deputetit dhe referuar ligjit të dekriminalizimit, nuk e ka më të drejtën të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!