VIDEO/ 13 veta këtu janë arvanitas: Sëmuret rëndë deputeti që tronditi Parlamentin grek me fjalimin për shqiptarët

schedule15:49 - 21 Nëntor, 2019

schedule 15:49 - 21 Nëntor, 2019

Historiani dhe ish-deputeti i njohur i të majtës greke, Manolis Glezos është në gjendje të rëndë shëndetësore. Autoritetet spitalore të Athinës bëjnë me dije se ai ka probleme respiratore dhe se tre ditë mëparë është shtruar për shkak të vështirësive në frymëmarrje.

Mësohet se gjendja e tij është e stabilizuar edhe pse mbetet e rendë sipas autoriteteve greke, raporton abcnews.al

Glezos është një simbol në Greqi për shkak të qendrimeve të tij si edhe pjesëmarrjes në luftën e Dytës Botërore.

Ai njihet edhe për qendrimet e tij liberale ndaj emigrantëve dhe fqinjëve të Greqisë, ndërkohë që pesë vite më parë mbajti një fjalim të fortë në Parlamentin e Greqisë duke thënë se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare duke qenë arvanitas.

Në fjalën e tij, Glezos pyeti kreun e Parlamentit grek nëse ishte i sigurt që ishte grek pasi mbiemri i tij ishte arvanitas.

“Ne jemi fqinj (me shqiptarët sh.r), gruan mund ta largosh nga shtëpia, edhe djalin mund ta largosh, por fqinjin jo”, u shpreh ai ndër të tjera në atë fjalim që mbetet një ndër më të fortit sa i përket shqiptarëve në Parlamentin grek. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!