Debati mes kandidatëve demokratë për Presidencialet 2020: Të gjithë kundër Trump

schedule15:50 - 21 Nëntor, 2019

schedule 15:50 - 21 Nëntor, 2019

Në Atlanta është zhvilluar debati i pestë mes kandidatëve demokratë që garojnë për në Shtëpinë e Bardhë. Pavarësisht apelit të Ben Sanders, pjesa më e madhe e debatit u përqendrua tek Donald Trump.

Kandidatët demokratë për Shtëpinë e Bardhë janë përballur në debatin e pestë në Atlanta. Në skenë ndodheshin 10 prej tyre, ndërsa Berni Sanders bëri apel që debate të mos rrotullohej rreth Trump:

“Duhet të bëjmë më shumë se sa të kundërshtojmë presidentin më të korruptuar të historisë”.

Xho Bajden nga ana e tij sulmoi Pekinin dhe Riadin për të drejtat e njeriut duke bërë apel që të rimerrnin vendin në dorë. Ndërsa Elizabet Uoren u shpreh pro të drejtës për të abortuar.

Pas tërheqjes nga skena të Beto O’Rurk dhe Bill de Blasio, si dhe kualifikimit të munguar të Julian Kastro, në debat morën pjesë Xho Bajden, Berni Sanders, Pete Bitixhiexh, Elizabet Uoren, Kori Buker, Kamala Harris, Endrju Jang, Tom Stejer, Tulsi Gabbard e Emi Klobuhar.

Pika qendrore e debatit ishte ajo e largimit të Trump nga shtëpia e Bardhë. Sipas kandidatëve demokratë presidenti duhet të akuohet pasi asnjë nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.

Por në debatin e radhës gratë ishin protagonistet e vërteta dhe për sa i përket shifrave, moderatore dhe kandidate. Një zhgënjim ishte Xho Bajden, i cili mes gafave të shumta nuk arriti të shkëlqejë.

Kori Buker vetëm për një moment arriti të ishte në qendër të vëmendjes kur propozoi legalizimin e marijuanës. Por Bajden u shpreh se është një hap shumë i madh i cili rrezikon t’u hapë dyert drogërave të tjera.

Sanders dhe Bajden ishin në të njëjtin front duke kërkuar hetime për Trump në përfundim të presidencës së tij. Por ish/zv presidenti u shpreh se nëse do të ishte ai në Shtëpinë e Bardhë nuk do urdhëronte hetime pasi është një vendim që i takon departamentit të drejtësisë, dhe për këtë arsye duhet marrë në mënyrë të pavarur.

Gjtë dy orëve debat nuk u përmend asnjëherë mundësia e një candidature nga ana e Majkëll Blumberg. Takimi i rradhës mes kandidatëve është në dhjetor pak ditë para krishtlindjeve në Los Anxheles.

Nuk i dihet nëse atë rast platea do të jetë më e reduktuar duke i lënë vetëm 75 sekonda kohë kandidatëve për tu përgjigjur./abcnews.al