Gjykata e Apelit të përgjithshëm dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë demokratike Ervin Salianji për akuzën e kallëzimit të rremë.
Kryesia e Partisë Demokratike thirri një mbledhje urgjente. Mbledhja e cila nisi rreth orës 20:00; tashmë ka përfunduar.
Gazetarja Gerta Vasku tha për ABC News se pas kësaj mbledhje është rënë dakord që të mbahet protestë më 6 tetor. Gjithashtu është mësuar se të premten do të mbahet edhe një mbledhje grupi.
“Vendimi kryesor i Kryesisë ka qenë data e protestës dhe është cilësuar si nisja e aksionit opozitar të vjeshtës”, raportoi gazetarja Gerta Vasku.
/abcnews.al/