Të gjitha vendet në botë, duke përfshirë vendet arabe, ato të G7 dhe Bashkimit Europian, duan t’i japin fund armiqësive midis Izraelit dhe Hezbollahut përgjatë kufirit verior të Izraelit me Libanin, tha të enjten Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken.
“Njerëzit po flasin qartë për të gjitha vendet kryesore në Europë dhe rajon për nevojën për një armëpushim”, tha Blinken, kur u pyet në lidhje me refuzimin nga ana e Izraelit të një propozimi libanez për armëpushim të mbështetur nga SHBA.
/abcnews.al