Sipas raportit më të fundit të Amnesty International, Google dhe Facebook vënë në rrezik të drejtat e njeriut, duke mbledhur të dhëna personale të miliona përdoruesve të këtyre platformave. Por Facebook hodhi poshtë akuzat duke shtuar se modeli që përdor platforma për biznes është ai me të cilin grupe si organizatat jo qeveritare, arrijnë tek mbështetësit e tyre, mbledhin fonde dhe vazhdojnë misionet e tyre.
Një hetim i Amnesty International, “Gjigantët e Vëzhgimit”, akuzon kolosët e Web-it se përdorinin modele biznesi të bazuar mbi vëzhgimin, duke kërcënuar në këtë mënyrë të drejtat e njeriut dhe duke rrezikuar privatësinë e cdo përdoruesi.
Facebook reagoi menjëherë duke e kundështuar raportin me pretendimin se platform social u lejon njerëzve në të gjitë botën dhe në vendet më pak të zhvilluara, që të lidhen me njëri tjetrin.
Pavarësisht se organizata jo qeveritare e njeh rolin e Google dhe Facebook në lidhjen që krijon në botë dhe në dhënien e shërbimeve thelbësore për miliarda njerëz, në të njëjtën kohë kritikon këto “të mira” sepse sipas saj paguhen me një cmim shumë të lartë: lënia e të dhënave në duart e gjigantëve të rrjetit.
Kjo është e vërtetë sepse modeli i kolosëve – sipas raportit të Amnesty International – bazohet në mbledhjen e të dhënave të përdoruesve, në gjurmimin e aktiviteteve on line dhe në kategorizimin e tyre për qëllime reklamuese.
“Një avantazh, ky i teknologjisë dhe botës së Web-it – thekson raporti – që mbështetet në të drejtat e njerëzve që janë on line duke i bërë object të abuzimit me të drejtat e njeriut”.
Me pak fjalë është një akuzë që nxjerr në dritë sulmin e të drejtës për privatësinë në një mënyrë të paprecedentë dhe thekson se aktualisht nuk ka më siguri për mbrojtjen e të dhënave tona por dhe të drejta si liria e shprehjes, e opinionit; dhe në fund e drejta për mos diskriminimin.
“Google e Facebook dominojnë kjetën tonë moderne, duke mbledhur një pushtet të madh në botën dixhitale me mbledhjen dhe monetizimin e të dhënave personale të dhjetëra personave, këmbëngul raporti. Kontrolli i tyre i vazhdueshëm në jetëm dixhitale minon thelbin e privatësisë dhe është një nga sfidat kryesore për të drejtat e njeriut në kohën që jetojmë”.
Facebook ndër të tjera në reagimin publik, shton se modeli që përdor platforma për biznes është ai me të cilin grupe si organizatat jo qeveritare – të cilat aktualisht publikojnë informacione në Facebook – arrijnë tek mbështetësit e tyre, mbledhin fonde dhe vazhdojnë misionet e tyre./abcnews.al