Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Paditet kryebashkiaku i New York-ut, Adams: Jam i pafajshëm, do të luftoj me të gjitha forcat

schedule08:06 - 26 Shtator, 2024

schedule 08:06 - 26 Shtator, 2024

Kryetari i bashkisë së New York-ut, Eric Adams, po përballet me akuza penale federale. Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane, duke nënvizuar se akuzat ende nuk janë bërë të ditura për publikun.

“Jam i pafajshëm dhe do të luftoj me të gjitha forcat”, tha Adams, i cili u zgjodh kryebashkiak i qytetit më të popullua të SHBA-ve gati tre vjet më parë me një premtim për të frenuar krimin.

Por ai dhe një numër zyrtarësh të lartë tani përballen me një kontroll të shtuar si pjesë e hetimeve të shumta federale të korrupsionit.



Aktakuza e bën 64 vjeçarin kryetarin e parë të bashkisë në historinë e qytetit që paditet ndërsa është në detyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!