Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjet e fundit të kombëtares në Nations League.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se tifozët mund të blejnë hyrëset në stadium për sfidat e 16 nëntorit ndaj Çekisë dhe 19 nëtorit kundër Ukrainës.

Çmimi i biletave shkon nga 2 500 lekë në tribunën kryesore, deri në 500 lekë në tribunat prapa portave.

Ndeshjet do të luhen në arenën “Air Albania” dhe Federata jep edhe linqet ku tifozët mund t’I blejnë biletat që shiten vetëm online. Po ashtu, spjegon edhe procedurën sesi duhet të veprohet.

Ndërkaq, më herët, Kombëtarja luan në Pragë ndaj Çekisë në 11 tetor dhe në Gjeorgji në 15 të muajit të ardhshëm. /i.m /abcnews.al