“Rolin e Elsës e kam dashur shumë”, flet Eva Alikaj: “Pallati 176” u kthye në fenomen, ja si ka qenë fëmijëria ime

schedule10:55 - 25 Shtator, 2024

schedule 10:55 - 25 Shtator, 2024

Aktorja Eva Alikaj ka luajtur me qindra role gjatë karrierës së saj kinematografike, mirëpo nga të gjithë ajo identifikohet si “Elsa” te “Pallati 176”.

Ndonëse vitet kanë shkuar, ajo thotë se ndihet e lumtur që ka qenë pjesë e asaj shfaqje, e cila u kthye në fenomen.

“Është shumë shfaqje e bukur. Jam shumë e lumtur që kam qenë pjesë e atij kasti. Është kthyer në një fenomen kjo shfaqje. Edhe unë isha vërtetë shumë mirë. Më pëlqeu vetja se unë e shoh me sy kritik. Është roli im që e kam dashur shumë fort”.

Më tej në emisionin ‘Pas Mesnate’, Eva ka folur dhe për fëmijërinë e saj, talentin për aktrim që zbuloi vetë dhe dëshirën për vëmendje që ka pasur që në moshë të vogël.

“Unë rrija shumë vetëm në shtëpi sepse prindërit punonin. Motër dhe vëlla nuk kisha. Merresha me kukullat e mija, me rolet e mija.

Talentin e kisha që e vogël unë, sepse përdridhesha dhe kur shkoja te ndonjë kushërira ime. Ato rrinin më dëgjonin, këndonim, bëja ca poza dhe vija re që isha unë në qendër të vëmendjes. Kur shkoja në Korçë te kushërirat e mija, më donin të gjithë korçarët dhe të rriturit, shokët e kushëririt tim, po mendoja nga që isha nga Tirana, e doja atë vëmendjen, doja të bija në sy. Njëkohësisht, shikoja shumë filma në atë kohë, me mamin dhe përpiqesha t’i imitoja.

Talentin tim e kam spikatur vetë unë. Nuk kam pasur ndonjë nxitje, kam qene e lirë për të zgjedhur dhe doja të këndoja, të aktroja, më pëlqente arti në përgjithësi”./abcnews.al