Sherr në Vlorë, i riu goditet me thikë

schedule19:21 - 24 Shtator, 2024

schedule 19:21 - 24 Shtator, 2024

VLORË- Një i ri ka mbetur i lënduar në qytetin e Vlorës. Pas një sherri për motive të dobëta me një bashkëmoshatar, i riu është goditur me thikë në pjesën e kraharorit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Referuar asaj që thonë burimet spitalore, konfirmohet se 23-vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ abcnews.al