Shqiptarët në familje të mëdha/ Gati 90 përqind e familjeve jetojnë tre breza nën një çati

schedule15:51 - 24 Shtator, 2024

schedule 15:51 - 24 Shtator, 2024

Pavarësisht ndryshimeve që ka pësuar shoqëria shqiptare në dekadat e fundit nga faktorë të ndryshëm, duket se koncepti i familjes nuk është prekur. Kjo, pasi, shqiptarët jetojnë ende në familje të mëdha. Të dhënat nga censi i vitit 2023 tregojnë se rreth 88% e popullsisë jetojnë në shtëpi me përbërje tradicionale, të përbërë nga tre breza, fëmijë bashkëshortë dhe gjyshër.

“Nga sa anëtarë përbëhet familja juaj? 5. Familja e madhe sigurisht që është më mirë”

“Te gjithe bashkarisht, eshte me mire”.

Sociologët thonë se çiftet e reja ndihen më të sigurt, pa u larguar nga familja biologjike, pasi tek prindërit gjejnë mbështetje.

“Pasiguaria qe kane familjet e reja per sa i takon punesimit te tyre. Puna sot eshte bere nje vend i pasigurt per ta. Dhe kjo tregon sa te nevojshme e kane te qendrojne brenda familje biologjike sepse familja eshte burim te ardhurash dhe mbeshtetje”.

Roli i gjyshërve në familje konsiderohet tepër i rëndësishëm. Prindërit vijojnë të vlerësojnë rritjen e fëmijëve të tyre me gjyshërit.

“Persa i perket baneses dhe qendrimit sebashku, kemi kontribut te gjysherve”.

Sipas sociologes Arjana Muçaj, përtej mbështetjes dhe sigurisë që gjejnë brenda mureve të shtëpisë me shumë anëtarë, shqiptarët vijojnë të ruajnë strukturën e familjes së madhe si një traditë e trashëguar.

“Në momentin që ke një person më të moshuar që gjendet afër teje, të të orientoje”.

Nga të dhënat e regjistrimit të popullsisë 103 mijë persona rezultojnë se jetojnë vetëm ne Shqipëri, ndërsa mbi gjysma e tyre janë të moshës 60 vjeç e lart. Për këtë tregues sipas sociologes ka ndikuar emigrimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!