“Europiani, kompeticion fals! Paraja po prish futbollin”, shpërthen ylli i Belgjikës

schedule14:14 - 21 Nëntor, 2019

schedule 14:14 - 21 Nëntor, 2019

Belgjika arriti të kualifikohej në Euro 2020 duke i fituar të gjitha ndeshjet në grup, madje në ndeshjen e fundit mposhti 6-1 Qipron, duke e mbyllur vitin kalendarik në mënyrë të shkëlqyer. Por, Kevin De Bruyne nuk është dakord me formatin e ri të UEFA-s.

UEFA e ka projektuar që Euro 2020 të luhet në 12 vende të ndryshme verën tjetër. Turnamenti do të zhvillohet në këto qytete si Roma, Mynih, Baku, Bilbao, Budapest, Glasgow, Copenhagen, Dublin, Bukuresht, Shën Petersburg, Amsterdam si dhe Londër, ku do të mbahet dhe finalja e madhe.

Por, ylli i Manchester Cityt është kundër këtij formati. “Për mua duket si një kompeticion fals”, deklaron belgu për ‘HLN’. “Është një budallallëk, futbolli sa vjen edhe kthehet më shumë në biznes, po e humb bukurinë e lojës”, mbyll De Bruyne i irrituar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!