SHBA po planifikon të ndalojë disa pajisje dhe softuer të prodhuar në Kinë dhe Rusi nga makinat, kamionët dhe autobusët në SHBA për shkak të rreziqeve të sigurisë.
Zyrtarët thanë se ishin të shqetësuar se teknologjia në fjalë, e përdorur për ngarje autonome dhe për të lidhur makinat me rrjete të tjera, mund t’i lejojë armiqtë të “manipulojnë nga distanca makinat në rrugët amerikane”.
Aktualisht ka përdorim minimal të softuerit të prodhuar nga Kina ose Rusia në makinat amerikane. Por Sekretarja e Tregtisë, Gina Raimondo tha se planet ishin hapa “të synuar, proaktiv” për të mbrojtur SHBA-në.
“Makinat sot kanë kamera, mikrofona, gjurmim GPS dhe teknologji të tjera të lidhura me internetin. “Nuk duhet shumë imagjinatë për të kuptuar se si një kundërshtar i huaj me akses në këtë informacion mund të përbëjë një rrezik serioz si për sigurinë tonë kombëtare ashtu edhe për privatësinë e qytetarëve amerikanë.”, tha ajo në një deklaratë.
Zyrtarët kinezë thanë se SHBA po zgjeronte “konceptin e sigurisë kombëtare” për të synuar në mënyrë të padrejtë firmat kineze.
“Kina kundërshton zgjerimin e konceptit të sigurisë kombëtare nga SHBA dhe veprimet diskriminuese të ndërmarra kundër kompanive dhe produkteve kineze,” tha Lin Jian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës./abcnews.al