Vlorë/ “Më është zhdukur babai”, djali kallëzim në polici

schedule12:06 - 24 Shtator, 2024

schedule 12:06 - 24 Shtator, 2024

Një shtetas ka bërë kallëzim në polici, pasi prej gjashtë ditësh, babai 65-vjeçar është larguar nga banesa.

“Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim një shtetas se prej datës 18.09.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi 65 vjeç”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, policia po punon për gjetjen e 65-vjeçarit.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al