Gjermani/ Betejë e ngushtë në zgjedhjet e Brandenburgut, SPD e Scholz epërsi të vogël ndaj AfD-së

schedule23:02 - 22 Shtator, 2024

schedule 23:02 - 22 Shtator, 2024

Beteja për fitoren në zgjedhjet e Brandenburgut në Gjermani mbetet e ngushtë. Partia Social Demokratike ( SPD) e Olaf Scholz kryeson me 30.7%, ndërsa AfD e ekstremit të djathtë pason me 29.5%, sipas exit poll.

Beteja për vendin e tretë duket se do të fitohet nga “Aleanca Zara Wagenknecht” (BSW) e sapothemeluar, e cila arrin në 13.3%, duke lënë Partinë Demokristiane (CDU) të katërtën me 12.1% (-3.5).

Të Gjelbrit janë aktualisht jashtë parlamentit, me 4.2% (-6.2), ndërsa përqindjet e të Majtës u tkurrën në 3% (-7.8), duket se nga largimi i Zara Wagenknecht dhe krijimi i partisë së saj.

Sipas mediave gjermane, pjesëmarrja ishte dukshëm më e lartë se zgjedhjet e mëparshme të vitit 2019./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!