Shpërthim me tritol në banesën e një 32 vjeçari në Vaun e Dejës. Policia njofton se lënda plasëse është vendosur në portën e jashtme të banesës rreth orës orës 21:10 në fshatin Bushat.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./abcnews.al