Përplasi për vdekje të moshuarin në Fier, arrestohet drejtuesi i mjetit

schedule17:03 - 22 Shtator, 2024

schedule 17:03 - 22 Shtator, 2024

Arrestohet 47 vjeçari që përplasi për vdekje të moshuarin në Fier. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së dielës, ku 47 vjeçari ka përplasur këmbësorin, i cili si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë.

75 vjeçari Isuf Buzi u godit nga makina teksa ishte duke ecur në këmbë. Ai u transportua menjëherë në spitalin e qytetit, por nga dëmtimet e rënda në kokë ndërroi jetë./abcnews.al