Merr flakë në ecje, shkrumbohet makina në Vlorë

schedule23:55 - 21 Shtator, 2024

schedule 23:55 - 21 Shtator, 2024

VLORË- Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë në ecje dhe për pasojë është djegur plotësisht në Vlorë.  Gazetari i ABC News, Elton Nika, raporton se ngjarja ka ndodhur në Lungomare.

Sakaq, nga përfshirja e automjetit në flakë nuk ka persona të lënduar.

Dyshohet se automjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.