Shkolla publike me vetëadministrim/ Të parat, Liceu Artistik dhe Shkolla Koreografike në Tiranë

schedule10:49 - 21 Shtator, 2024

schedule 10:49 - 21 Shtator, 2024

Liceu Artistik “Jordan Misja” dhe Shkolla Koreografike në Tiranë kanë marrë status të veçantë nga  Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Simbolikisht ministrja  Ogerta Manastirliu i dorëzoi në një ceremoni zyrtare.

Dy shkollave me orientim artistik ky status i jep autonomi  menaxheriale dhe financiare.

Shkollat  mund të rrisin të ardhurat e tyre përmes aplikimit  për projekte apo dhënien e shfaqjeve të ndryshme.

Buxhetin e përftuar mund ta  përdorin për investime në shkollë  dhe  rritjen e cilësisë së mësimdhënies.

Riorganizimi mundëson lidhje më të integruar me Universitetin  e Arteve, Teatrin e Operas dhe Baletit  apo teatro të tjera në vend.  Ndërkohë që fëmijët me prirje të veçantë mund të rekrutohen që në moshë shkollore.

Përveç shkollave me drejtim artistik  status të veçantë do të përftojnë dhe shkollat me drejtim sportiv.

Qeveria e vendosi pak muaj më parë me qëllim zbulimin e taleteve të reja, zhvillimin e këtyre shkollave  dhe përshtatjen me tregun e punës.