“Rama qëndron në pushtet me kriminelët”, sherr dhe akuza mes Bojaxhi dhe Kadillit

schedule22:33 - 20 Nëntor, 2019

schedule 22:33 - 20 Nëntor, 2019

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Bardh Kadilli i ftuar në “Byro Politike”, është shprehur se vendi shkon në zgjedhje të parakohshme me presion institucional.

“Kjo zhurmë politike po prodhon një krizë të madhe si papunësia, varfëria e shqiptarëve. Nuk mund të vazhdojë kjo krizë, në zgjedhje të parakohshsme shkohet me presion institucional. Por do të ketë edhe përplasje më qytetarët. Qytetarët nuk do ta lënë me kaq, nuk mund të vazhdojë Rama të kalojë përtej çdo limiti”, tha Kadilli.

Sipas tij kryeministri Rama qëndron në pushtet me kriminelët.

“Edi Rama nuk bën të lumtur as socialistët as demokratët, mjafton të largojë kriminelët nga loja dhe mund ta shohim se si do të dali rezultati i zgjedhjeve”, u shpreh Kadilli.

Në debat me Gjergj Bojaxhi, ai tha se nuk mund të prodhojmë një forcë të re politike sa herë kemi zgjedhje.

PD është aty dhe është alternativë shqiptarët, jami një forcë politike që matemi me votë. Nëse shqiptarët nuk kanë mundësi të votojnë nuk ka garë. Duke përdorur krimin, paratë e drogës, duke mbjellë kanabis Edi Rama ka penguar zgjedhjet, tha Kadilli.

Ndërkohë Bojaxhi thotë se në kohën e PD ka pasur element kriminal që kanë mbështetur. Unë si qytetar po vidhem, dua nga partitë politike të mos ketë kriminelë, thekson Bojaxhi. /abcnews.al