Izrael zbulon planin e Hezbollahut, kishte planifikuar vrasjen e një ish zyrtari izraelit

schedule16:58 - 17 Shtator, 2024

schedule 16:58 - 17 Shtator, 2024

Agjencia e sigurisë së brendshme izraelite, Shin Bet njoftoi sot se ka prishur një komplot të lëvizjes shiite libaneze Hezbollah për të vrarë një ish-zyrtar të lartë të mbrojtjes izraelite.

Sin Bet tha në një deklaratë se kishte sekuestruar një pajisje shpërthyese të lidhur me një sistem shpërthimi në distancë duke përdorur një telefon celular dhe një kamerë, të cilën Hezbollah planifikoi ta shpërthente nga Libani.

Shin Bet vuri në dukje se sulmi i dështuar ishte i ngjashëm me atë të planifikuar nga Hezbollah një vit më parë në Tel Aviv, i cili gjithashtu u pengua, pa dhënë detaje.

Izraeli dhe Hezbollahu i mbështetur nga Irani kanë shkëmbyer zjarr përgjatë kufirit me Libanin që nga tetori, në përshkallëzimin më të keq të dhunës në rajon në dy dekada.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!