“Drejtësia të mos ketë mëshirë”, Gjikondi: Është hetuar vetëm krimi financiar. Berisha krim njerëzor ndaj shqiptarëve!

schedule13:27 - 17 Shtator, 2024

schedule 13:27 - 17 Shtator, 2024

“Është për të ardhur keq që ne do gjëmojmë akoma Berisha, janë deklarime të padenja.” – kështu shprehet juristja Brizida Gjikondi e ftuar në Tirana Live në ABC News, lidhur me deklaratat e ish kryeministrit Berisha për kursimet e tij familjare.

“Edhe kursimet janë falë korrupsionit që ka bërë Berisha. Shumë klientë kishin marrë leje dhe kishin qenë klientë të qeverisë Berisha. Edhe Berisha junior, ne e dimë Gërdecin e gjithcka. E gjithë familja ka qënë në funksion të pasurimit të familjes. Dosja e SPAK është e kopsitur që jam e bindur edhe për këtë dosje ata do shkojnë deri në Strasburg, por kësaj dosje nuk ke cfarë i heq, vetëm po t’i shtosh.”- tha Gjikondi ndërsa shtoi se pas kësaj dosjeje, SPAK duhet të ashpërsojë masën për Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

“Masa e arrestit është e butë dhe e pajustifikuar, nëse ato c’ka thotë SPAK në 500 faqe, unë mendoj se arresti në shtëpi dhe mosmarrja masë ndaj familjarëve të tjerë, drejtësia nuk mund të ketë mëshirë. Duhet të ashpërsohet masa në përpjestim me dosjen 500 faqe, nuk mund të ketë trajtim të privilegjuar. Është hetuar vetëm krimi financiar, por nuk është hetuar Berisha për krimin njerëzor ndaj shqiptarëve, nuk është hetuar 1997, apo 21 janari.” -vijoi Gjikondi./abcnews.al