Juristja Brizida Gjikondi komentoi në “Tirana Live” në ABC News dosjen 500 faqe të SPAK për çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Dosja e SPAK zbuloi se si ish-kryeministri Sali Berisha i çonte klientë studios ligjore të vajzës se tij.
Gjikondi theksoi se tashmë kjo dosje u tregoi shqiptarëve se kush është në të vërtetë Berisha dhe se tashmë shqiptarët po “e shohin mbretin lakuriq”.
“Mendoj që shqiptarët po e shohin mbretin lakuriq. Abuzimi i tij me pushtetit dhe dosja me 500 faqe i tregoi shqiptarëve se kush është Sali Berisha. Të vetmen pikë që fortë që gjoja mbahej se ishte person i pakorruptuar edhe kjo i ra. Janë 500 faqe, me të ardhura të familjes Berisha. Po ta shohësh këtë dosje ndjen një trishtim të madh sepse ka qenë një nga figurat më të larta dhe në këtë dosje sheh se si e ka parë ai përfaqësimin e shqiptarëve. Ata që mbështesin Berishën tani do të shohin se çfarë humnere i pret nëse vazhdojnë të mbështesin Berishën. Këta kurrë nuk kanë pritur që SPAK të ketë risi, verifikimin e pasurive të të gjithë klani ku personi bën pjesë. Pra jo vetëm Berisha dhe familja e tij e ngushtë por shumë ministra e drejtorë kanë qenë pjesë e kësaj skeme për të rrjepur familjet shqiptare”, tha ajo./abcnews.al/