“Dhëndri i paguante ish-kryeministrit shpenzime të mëdha, pas marrjes së ‘Partizanit'”/ SPAK: Ja korrupsioni i Berishës e Malltezit

schedule15:06 - 16 Shtator, 2024

schedule 15:06 - 16 Shtator, 2024

Hetimet për dosjen e privatizimit Partizani kanë nxjerrë në pah edhe raste të tjera të dyshuara si korruptive mes ish-kryemninistrit Sali Berisha dhe dhëndërit të tij Jamarbë Malltezi. Sipas dosjes voluminoze të prokurorisë së posaçme I dyshimtë është rasti i ndërtimit të Hidrocentralit të Ashtës në vitin 2008 ku dhënina e licencës përmes VKM-të e kryeministrit të kohës Sali Berisha, ka fovorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi që ka përfituar  rreth 81 mijë euro nga administratorët e kompanisë.

“Pas ardhjes në pushtet si Kryeministër të shtetasit Sali Berisha, konstatohet se, shtetasi Jamarbër Malltezi pajiset nga Ministria e Mjedisit me certifikatë për hartimin e raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis, për të kryer auditim mjedisor, për hartimin e ekspertizave për probleme mjedisore dhe thirjen si ekspert.”

Sipas prokurorisë Malltezi në cilësinë e grupit të për vlerësimin dhe ndikimin në mjedis të hidrocentralit të Ashtës është paguar me 81,595 Euro. Spak ka dyshime se fuqia ekonomike e çiftit Argita e Jamarbër Malltezi është rritur ndjeshëm pas ardhjes në pushtet të Berishës prej vitit 2005 dhe një pjesë e pasurive të tyre posedohen në të vërtetë nga ish-kryeministri.

“Përgjatë viteve konstatohet se edhe familja Berisha ka aksesuar dhe përfituar nga të ardhurat e familjes Malltezi, duke kryer shpenzime të ndryshme që nuk mbulohen vetëm me të ardhurat e vajzes së tyre Argita Malltezi”.

Vetëm për vitin 2014 spak thotë se në drejtim të çiftit Sali e Liri Berisha janë paguar 24 000 euro. Ku përfshihet shuma prej 6 mijë euro për shpenzimet shëndetësore për shtetasen Liri Berisha para këto që janë dhënë nga dhëndri I tyre Jamarbër Malltezi. Po kështu evidentohet edhe një shumë prej dhe 18 000 euro e deklaruar nga shtetasi Shkelzen Berisha se I janë dhënë hua pa interes sërish nga Malltezi. Ndërsa në vitin 2017 sërish në drejtim të familjes Berisha janë paguar shpenzime mjekësore nga Malltezi në vlerën e 7403 eurove për një vizitë që ka kryer ish-kryeministri. Gjithashtu prokuroria ka zbuluar edhe lidhjen mes familjes Berisha e Jamarbër Malltezit me biznesmenin serb Damir Fazzlliç.

“Jamarbër Malltezi nis edhe blerjen e disa tokave, në muajin korrik – gusht 2007, ai arrin të bëhet pronar I një sipërfaqe toke are prej 3 885 m2, të blerë kundrejt një shume totale prej 18981 600 lekë, të cilën në vijim, ia shet brenda muajit shtator 2007, shoqërisë tregtare “Alpha” me ortak të vetëm dhe administrator, shtetasin serb Damir Fazlliç, kundrejt një çmimi shume herë më të lartë”/abcnews.al