ABC News ka mësuar detaje nga raporti i specialistëve të Institutit të Gjeologjisë, për rrëshqitjet e tokës në Gjirokastër. Familjet e lagjes “Punëtore” do të qëndrojnë në konvikt, deri sa të përfundojë ndërhyrja në këtë zonë. Ndërsa 9 familje në një tjetër lagje të Gjirokastrës kanë marrë urdhërin për t’u evakuuar.
Pallati pesëkatësh në lagjen “Punëtore” të Gjirokastrës nuk ka rrezik shembje.
Kështu thuhet në raportin e përgatitur nga specialistët e Institutit të Gjeologjisë.
Banorët duhet të qëndrojnë të evakuuar deri në një urdhër të dytë.
Sipas raportit, në këtë zonë do të kryhen ndërhyrje në pjesën ku ka rrëshqitje të tokës.
Por fenomeni është shfaqur në një tjetër zonë të Gjirokastrës.
Bëhet fjalë për lagjen Cfakë, një nga më të vjetrat e qytetit.
9 familje kanë pësuar dëmtime në muret e tyre.
Toka është çarë në disa pjesë të saj.
Gjeologët, pas inspektimit kanë kërkuar që banorët të braktisin shtëpitë.
Strehimi i ofruar nga bashkia për këto famillje është konvikti i shkollës pedagogjike.
Këta të fundit të gjendur në befasi ndajnë mendime të ndryshme për largimin.
Pas studimit të specialistëve pritet ndërhyja për stabilizimin e zonës dhe vendosjen e pritave mbrojtëse./abcnews.al