Përmbytjet masive, Polonia planifikon të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore

schedule09:51 - 16 Shtator, 2024

schedule 09:51 - 16 Shtator, 2024

Polonia po përballet ende me përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur të sjellë nga cikloni Boris dhe për shkak të situatës kritike, qeveria planifikon të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore gjatë ditës. 

Një spital u evakuua në Nysa, ndërsa Wrocław është nën një paralajmërim për përmbytje dhe dëme të mëdha u shkaktuan në Klock, Ladek-Zdrój dhe zonën përreth.

Qeveria do të mbajë  të hënën një seancë të jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve dhe vendosja e planifikuar e gjendjes së fatkeqësisë natyrore do të mundësojë që barra e menaxhimit të krizave të kalojë nga vetëqeverisjet lokale tek qeveria, sipas agjencisë polake “PAP”/ abcnews.al