Në tunelet e Hamas/ Gaza, ushtria izraelite tregon vendet ku mbaheshin pengjet

schedule19:11 - 14 Shtator, 2024

schedule 19:11 - 14 Shtator, 2024

Shkatërrime kudo, ndërtesa dhe rrugë të kthyera në rrënoja. Kjo ishte pamja që panë gazetarët në pjesën jugore të rripit të gazës ndërsa u shoqëruan nga ushtarët izraelit në një ture në “zemër” të konfliktit. Gazetarët nga mediat ndërkombëtare, mes tyre edhe Julia Frankel nga associated press, patën mundësinë të shohin edhe tunelin nëntokësor ku raportohet se u vranë se fundmi 6 pengjet nga militantët e Hamasit.

“Një gjë e tmerrshme ndodhi këtu. Ne nuk kishim informacione nga inteligjenca. Nuk dinim për vendndodhjen e tyre. Ky nuk ishte një mision shpëtimi. Ne po vepronim me shumë kujdes”

Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite, Hamas po përdor civilët për tu mbrojtur.

“Një labirint tunelesh nën shtëpi. Kjo është edhe arsyeja pse shihni kaq shumë  shkatërrime. Nuk ka mbetur as një zonë pa një tunel këtu në Rafah, duke përdorur madje edhe spitale dhe objektet e OKB-së për kryerjen e terrorit. Ne po luftojmë një armik të pamëshirshëm që përdor shkatërrimin dhe vdekjen e palestinezëve, të cilat ne ai po i ngulit brenda tyre.”

Ata po ashtu patën mundësinë të shikonin edhe një tunel të dytë ku pretendohet se ishte përdorur nga grupi militant për të kontrabanduar armë nga Egjipti në Rripin e Gazës.

“Qëllimi i ushtrisë izraelite ishte t’u tregonte gazetarëve dy tunele në zonë, njëri ku ata thonë se gjetën trupat e gjashtë pengjeve, duke përfshirë pengun izraelito-amerikan 23-vjeçar dhe një tunel tjetër në rajonin e korridorit të Filadelfit. Tani, kjo është e rëndësishme, sepse ky korridor është një nga gjërat e pakta që pengon një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit. Ushtria izraelite  thotë se dëshiron të mbajë trupat në korridorin që ndodhet në jug të Gazës. Ajo pretendonse këtu Hamasi po kontrabandon armë përmes tuneleve nën tokë.”

Izraeli i ka ndaluar gazetarët ndërkombëtarë të hyjnë në Gaza në mënyrë të pavarur që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor që shkaktoi luftën. Lufta ka shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe ka zhvendosur rreth 90% të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!