Rreth dy vite nga vdekja e Mahsa Amini/ Gratë iraniane ‘sfidojnë’ ligjin, gjithmonë e më shumë po dalin pa hixhab

schedule14:10 - 14 Shtator, 2024

schedule 14:10 - 14 Shtator, 2024

Irani vazhdon të mbetet një vend qe shtyp gratë, pavarësisht protestave prej vitesh. Detyrimi për të mbajtur shaminë, çoi ne protesta vite me parë dhe vrasjen e Amani.

Tani gjithnjë e më shumë gra në Iran po refuzojnë të mbajnë shami në kujtim të saj.

22-vjeçarja vdiq pasi u arrestua nga policia “morale” e Iranit për dyshimin se kishte mbajtur shaminë e saj në mënyrë të pahijshme. Gjatë protestave që  shpërthyen ne të gjithë vendin lanë të vdekur më shumë se 500 njerëz.

Mbi 22mijë të tjerë u arrestuan.

Gjykata e Lartë e Iranit ka lënë në fuqi një dënim me vdekje të vendosur ndaj një anëtari të krahut vullnetar të Gardës Revolucionare paraushtarake të vendit.

Jon Gambrell, drejtori i lajmeve i AP për Gjirin dhe Iranin, thotë se gjatë këtyre dy viteve janë parë më shumë gra pa shami.

Diçka interesante që është parë në muajt e fundit është se është një model i zgjeruar i grave që zgjedhin të mos mbajnë shami tani. Në të kaluarën, kjo ishte kryesisht në Teheranin verior, që është shtëpia e elitës, e të pasurve në shoqërinë iraniane. Por ne po fillojmë të shohim më shumë gra në Teheranin jugor që nuk mbajnë shami.

 Ku po shkon shoqëria kur bëhet fjalë për hixhabin e detyrueshëm për teokracinë e Iranit si një shenjë devotshmërie. Po ashtu ata e shohin edhe si një deklaratë politike, pro perendimore, si një shfaqje kundër asaj që kerkon Ajatollah Khamenei”, tha ai.

Në Teheran, gratë shihen në mënyrë rutinore pa shamitë e tyre të detyrueshme ose hixhabet, në shenjë proteste ndaj një ligji që i detyron ato. Policia ka nisur sërish arrestimin dhe gjobitjen e grave, por nuk ka pasur asnjë incident abuzimi që të nxisë protesta të reja mbarëkombëtare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!