Vritet me thikë djali i ish-presidentit Gjerman

schedule15:23 - 20 Nëntor, 2019

schedule 15:23 - 20 Nëntor, 2019

Djali i ish-presidentit gjerman, Ricard fon Vajczaker është vrarë me thikë në një klinikë në Gjermani, mbrëmjen e të martës. Fritc fon Vajczaker, 59 vjec, kirurg, u sulmua teksa po fliste para 20 personave. Policia gjermane arrestoi në vendngjarje vrasësin e djalit të ish-presidentit gjerman, Ricard fon Vajczaker. Mes spektatorëve ndodhej një agjent policie jashtë shërbimit i cili ndërhyri për të ndihmuar mjekun, dhe mbeti i plagosur.

Për momentin nuk dihen ende arsyet e sulmit. Kirurgu po fliste për sëmundjet e mëlçisë në një konferencë mjekësore, dhe ndërroi jetë në sallën ku po mbahej konferenca pavarësisht reagimit të shpejtë të kolegëve të tij.

Mjeku ishte anëtar i partisë Liberale Fdp, lideri i të cilës Kristian Lindner, pas vrasjes reagoi në Twitter: “Edhe njëherë më shumë pyesim veten se në çfarë bote jetojmë. Mjeku kishte katër fëmijë. Babai i tij Ricard, i konsideruar si një nga autoritetet më të mëdha morale të pasluftës, ishte president i Republikës Federale Gjermane në periudhën 1984 -1994 dhe më parë deputet në dhomën e ulët të Bundestag për Unionin Demokratik Kristian të kancelares gjermane, Anxhela Merkel. Ai ndërroi jetë në vitin 2015./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!