Pasi rinovoi me Leonardo Bonuccin deri në vitin 2024, Juventusi është pranë zyrtarizimit të një tjetër rinovimi. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë punuar shumë gjatë këtyre ditëve dhe kanë arritur akordin me Juan Cuadradon.
Kontrata e kolumbianit përfundon në fund të këtij sezoni, por bashkëpunimi do të vijojë. Sportmediaset raporton se lojtari latin do të firmosë rinovimin deri në verën e vitit 2022, me opsionin edhe për një vit tjetër, pra deri në 2023.
31-vjeçari po kalon një formë të mirë. Sarri e ka vendosur në rolin e mbrojtësit të djathtë si pasojë e mungesave dhe Cuadrado i ka bindur të gjithë në kampin bardhezi për t’i ofruar kontratën e re. /abcnews.al

