Cristiano Ronaldo thyen një tjetër rekord, arrin 1 miliard ndjekës në rrjetet sociale

schedule15:16 - 13 Shtator, 2024

schedule 15:16 - 13 Shtator, 2024

Ikona portugeze e futbollit, Cristiano Ronaldo, ka arritur një moment historik, duke u bërë personi i parë që grumbullon 1 miliard ndjekës në rrjetet sociale.

Sulmuesi 39-vjeçar i Al-Nassr ka festuar arritjen në llogarinë e tij personale X, duke shprehur mirënjohje për fansat e tij.

“Ne kemi bërë histori ,1 miliard ndjekës! Ky është më shumë se një numër, është një dëshmi e pasionit, dëshirës dhe dashurisë sonë të përbashkët për lojën dhe më gjerë,” shkroi Ronaldo.

Superylli i futbollit, i cili gjithashtu ka vendosur rekorde për numrin më të madh të ndjekësve në Instagram me mbi 638 milionë, së fundmi lançoi një kanal në YouTube që arriti 50 milionë abonentë brenda një jave, që thuhet se është një rekord për platformën.

Ronaldo, pesë herë fitues i Topit të Artë, ka shënuar 131 gola për Portugalinë dhe ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në skuadrat kryesore evropiane, duke përfshirë 450 gola për Real Madridin, 145 për Manchester United, 101 për Juventusin dhe pesë për klubin e tij të parë Sporting CP. . Ai gjithashtu ka shënuar 62 gola për klubin e tij aktual, Al-Nassr të Arabisë Saudite.