Lamtumirë Eriksson! Ish-trajneri i famshëm suedez përcillet për në banesën e fundit

schedule12:34 - 13 Shtator, 2024

schedule 12:34 - 13 Shtator, 2024

Mes emrave të njohur të futbollit që morën pjesë në funeral ishte edhe David Beckham, me të cilin Eriksson kishte ruajtur një lidhje miqësie pasi e kishte stërvitur në kohën kur ishte trajner i kombëtares angleze.

Ish-tekniku le pas një karrierë të shkëlqyer që zagjati për më shumë se katër dekada në pankinë. Ai nisi punën me Goteborg në Suedi, ku fitoi disa herë titullin kampion në vend si dhe Kupën UEFA në vitin 1981.

Më pas Eriksson u ul në pankinën e 11 klubeve të tjerë të njohur të Europës, si Manchester City, Benfica, Roma, Lazio apo Fiorentina, duke fituar gjithsej 18 trofe. Po ashtu, ish-tekniku drejtoi edhe disa skuadra kombëtare, si ajo e Meksikës, Bregut të Fildishtë apo Filipine. Por më e rëndësishmja ishte aventura në kombëtaren e Anglisë, që e drejtoi për 5 vite, nga 2001 deri në 2006.

Në nder të kësaj karriere, por edhe për historinë e tij njerëzore, “Amazon Prime” i kushtoi pak ditë përpara vdekjes një dokumentar të gjatë, duke zbuluar edhe mesazhin e fundit të Eriksson drejtuar botës. “Shpresoj të më kujtoni si një djalë pozitiv që bënte gjithçka mundej. Shpresoj që një ditë njerëzit të thonë se isha një njeri i mirë, por e di që nuk do ta thonë të gjithë. Mos t;iu vijë keq, qeshni. Kujdesuni për veten dhe jetën tuaj. Jetojeni. Faleminderit për gjithçka, trajnerët, lojtërët dhe publikut. Ka qenë fantastike”, thoshte në fund Erikson, që e mbyll me një “mirupafshim” të thjeshtë intervistën e tij.

Po ashtu, pasi u mësua për sëmundjen e tij, Liverpul i realizoi ëndrrën më të madhe, atë për të drejtuar “Reds”. Erikson u ul në pankinën e “Të Kuqve” në një ndeshje bamirësie në “Anffield Road”, ku tifozët i dedikuan himnin e famshëm “You Will never Walk alone”./ abcnews.al