‘Vikama’ e Edi Ramës për Kosovën/ Varvarica: Vepra e Ramës e 1989 me shenja kubiste

schedule11:57 - 12 Shtator, 2024

schedule 11:57 - 12 Shtator, 2024

Pjesë e ekspozitës së Galerisë së Arteve, është edhe një prej veprave të kryeministrit Edi Rama, të 1989 dedikuar Kosovës, netët e pikëlluara të Kosovës. Në Pas Mesnatë, studiuesja e artit, Suzana Varvarica tha se kjo është një vepër e mirëfilltë e artit modern brenda sistemit të realizmit socialist.

“Ka artistë të 1989, se janë disa që kanë punuar vepra të tilla, janë vepra të artit modern nuk mund t’i quajmë thjesht vepra të artit të kohës së komunizmit. Është një vepër e mirëfilltë e artit modern brenda sistemit të realizmit socialist. Natyrisht është pjesë e Kosovës si ngjarje, por nuk duhet të harrojmë që periudha e fillimit të viteve 900 që bën pjesë edhe subjekti i veprës së kryeministrit Rama, bën pjesë në atë kohë ku Shqipëria ende nuk ishte ndarë nga Kosova, ishte një vend i gjithi.

Është subjekti ynë, do e quaja subjekt shqiptar, apo i Kosovës shqiptare sepse ajo fjala Kosovë dhemb shumë fort, shpresoj ta quajnë Dardani më vonë Kosovën. Të ngrihet ai popull dhe të ndryshojë emrin e saj. Është vepër e artit modern ku tingëllon fuqishëm gjuha e gjeometrizmit, që kanë ardhur si rezultat nga përshtypja që merr artisti nga majat e mëdha, apo malet e larta të Alpeve shqiptare.”- shtoi Varvarica.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!