Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kufje si vathë? Shpërthejnë teoritë konspirative, Harris akuzohet për mashtrim në debatin me Trump

schedule15:26 - 11 Shtator, 2024

schedule 15:26 - 11 Shtator, 2024

Një teori konspirative ka ndezur rrjetin pas debatit Harris-Trump. kjo e fundit thuhet se ka përdorur kufje në formën e vathëve me perla. Sipas teorisë së konspiracionit, Harris mbante vathë audio Nova H1, të krijuar nga startup-i gjerman NOVA Products, gjatë debatit të parë presidencial midis saj dhe kandidatit republikan.

Vathët me kapëse, sipas faqes Kickstarter të startup-it, e projektojnë tingullin nga brenda perlës drejt në kanalin e veshit. Gjithashtu ka dy mikrofona të vegjël të nivelit të lartë janë të integruar në çdo vathë duke i siguruar përdoruesit thirrjet telefonike të qarta kristal dhe anulimin e zhurmës së erës.

Të prezantuara në CES [Consumer Electronics Show] në Las Vegas, Nevada, në janar 2023, këto pajisje të veshur me Bluetooth kanë tingull të drejtuar që lejon privatësinë.



“Çdo dalje audio është absolutisht private; kështu që ju jeni i vetmi që dëgjoni bisedat dhe muzikën tuaj”, thuhet në përshkrimin e produktit në faqen e Kickstarter.

Kjo teori ka ndezur menjëherë rrjetin, me mbështetësit republikan që e kanë akuzuar Kamalën si mashtruese dhe se nuk iu përmbajt rregullave të debatit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!