Një plantacion kanabisi i fshehur mirë brenda një parku të UNESCO-s në Itali është zbuluar nga autoritetet italiane, konkretisht në një ishull në lumin Ticino, në rajonin e Lombardisë.
Plantacioni ishte i fshehur në një pyll të dendur në zemër të Parco del Ticino, në provincën e Pavias. Siç thuhet në raportin përkatës, parku është në listën e UNESCO-s. Sipas organizatës së OKB-së, zona është një nga parqet lumore më të mëdha në Eiropë.
Ata identifikuan 200 bimë kanabis deri në dy metra e gjysmë të lartë dhe kishin sisteme vaditjeje të fuqizuara nga panele diellore.
Sipas autoriteteve italiane, plantacioni vlerësohet në njëqind kilogramë, ndërsa fitimi i llogaritur i kalon një milion euro.
/abcnews.al