Drejtuese e qarkut të Fierit/ Balluku: E vlerësuar dhe e motivuar, është zemra e Partisë Socialiste

schedule17:50 - 8 Shtator, 2024

schedule 17:50 - 8 Shtator, 2024

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shprehur se ndihet e vlerësuar dhe e motivuar, pasi u caktua nga kryesocialisti Edi Rama, për drejtimin e qarkut të Fierit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku u shpreh se qarku i Fierit, është zemra e Partisë Socialiste.

Balluku shtoi se skuadra e PS do të punojë me përkushtim për fitoren në zgjedhjet e 2025.

“Ndihem e vlerësuar dhe shumë e motivuar me detyrën e re të caktuar nga Kryetari, Edi Rama për të drejtuar qarkun e Fierit, zemrën e Partisë Socialiste! Qindra mesazhe dhe urime, të cilat më shtojnë përgjegjësinë dhe përulësisht dua që secili prej jush të jetë dhe të ndihet pjesë e një skuadre të madhe, që do të punojë me përkushtim për fitoren në zgjedhjet2025 , ashtu si vetëm socialistët dinë të punojnë. Së bashku ne gjithmonë ia dalim!”, shkruan Balluku në Facebook./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!