Mesazhi fantastik i Wijnaldum, holandezi “shuplakë” racizmit!

schedule23:01 - 19 Nëntor, 2019

schedule 23:01 - 19 Nëntor, 2019

Mesfushori i Liverpool, Giorgino Wijnaldum, shënoi tre gola në takimin mes Belgjikës dhe Qipros, tripleta e parë e tij me kombëtaren dhe e dyta në karrierë. Tripleta e parë erdhi në vitin 2015, gjatë kohës kur Wijnaldum luante me Newcastle.

Megjithatë, nuk ishin golat ata që morën vëmendjen më të madhe, por mesazhi që Wijnaldum përcolli për tifozët e pranishëm në stadium dhe për ata që e ndoqën sfidën nga ekrani. Së bashku me mesfushorin e Barcelonës, Frenkie De Jong, holandezët u munduan të tregojnë se ngjyra nuk ka aspak dallim dhe të dy janë të barabartë e të njëjtë.

Ky ishte një mesazh shumë i fortë për botën e futbollit dhe me të gjitha incidentet raciste që kanë ndodhur kohët e fundit, erdhi në momentin e duhur!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!