Burg për të fortin e Niklës/ Gjykata e Posaçme cakton masën ndaj Marklen Hakës

schedule11:42 - 8 Shtator, 2024

schedule 11:42 - 8 Shtator, 2024

Arrest në burg ka caktuar gjykata e posaçme për Marklen Hakën, i arrestuar dy ditë më parë nga forcat speciale RENEA.

Në seancën e së dielës që u zhvillua më dyer të mbyllura 33-vjeçari mohoi përfshirjen e tij në atentatin ndaj Durimi Bamit që ndodhi në zonën e Fushë-Krujës në nëntor të 2020-tës. Haka i tha gjykatës se ditën kur ndodhi ngjarja ishte në tjetër vend dhe për këtë ishte i gatshëm të jepte edhe prova. Po kështu ai pretendoi se nuk ka asnjë konflikt me Durim Bamin apo persona të tjerë ndërsa nuk ka përdorur ndonjë herë aplikacionin skay enchro chat. I pyetur nga gjykata se ku ka qëndruar gjatë kësaj periudhe që ishte në kërkim, Haka iu përgjigj se nuk është larguar nga banesa e tij që gjendet në fshatin Nikël.

Prokuroria e akuzon atë si një nga personat që ka mbajtur në vëzhgim Durimin Bamin dhe I ka dhënë informacion grupit të Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës që kërkonin eleminimin e tij. Ai u vu në pranga mesditën e së premtes, ndërsa operacioni për kapjen e tij ka nisur më 2 shtator dh përfundoi katër ditë më vonë mesditën e 6 shtatorit. 33-vjeçari që ishte në kërkim prej muajt Maj u arrestua në banesën e kushëririt të tij Kljadi Haka. Edhe ky i fundit u vu në pranga me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe armë mbajtje pa leje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!