Nuk rezultoi të ndodhte ashtu siç pritej.
“Dardanët” e Kosovës e kanë nisur në mënyrën më të keqe të mundshme aventurën në edicionin e ri të Nations League, teksa janë mundur nga Rumania me rezultatin e thellë 0-3, në “mitikun” e Prishtinës, “Fadil Vokrri”.
Një gol nga Denis Man në minutën e 40′-të dhe një dopietë nga “fantazisti” i mesfushës Razvan Marin, i cili shënoi dy herë në minutat 51′ e 82′.
Falë këtij rezultati Kosova pozicionohet në vendin e fundit të grupit, ku bëjnë pjesë gjithashtu edhe Lituania me Qipron. /i.m /abcnews.al