TIRANË- Në të gjithë vendin, shkollat e sistemit parauniversitar po përgatiten për të hapur dyert për vitin e ri shkollor 2024-2025.
Në kuadër të kësaj, shumë familje do të përfitojnë tekstet shkollore falas për fëmijët e tyre.
Kryeministri i vendit, Edi Rama shprehet se janë 238 mijë nxënës në Shqipëri, të cilët përfitojnë libra falas.
“Miremëngjes dhe me mirënjohjen e prindërve dhe gëzimin e fëmijëve që këto ditë të fundit para fillimit të vitit të ri shkollor po marrin librat falas, falë financimit të qeverisë me një mbështetje direkte për familjet, ju uroj një ditë të mbarë”, tha ai.