Ceremonia e ndërrimit të Komandës së KFOR-it në Prishtinë ka bërë bashkë krerët e shtetit të Kosovës. Ndonëse kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër presidentin për projektin siç thotë ai për ndarje të Kosovës ata dy në këtë ceremoni u panë duke u përshëndetur bashkë.
Ndërsa Albin Kurti qëndroi në radhë të dytë duke iu shmangur takimit.
Në këtë ceremnoni komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate në Napoli, admirali James Foggo, u bëri thirrje partive fituese të zgjedhjeve në Kosovë, që të formojnë Qeverinë e re.
“Tani e keni mundësinë që të formoni qeverinë e re. Zgjedhjet ishin të lira dhe shumë gjëra të mira kemi dëgjuar. Kështu po i them popullit të Kosovës dhe zyrtarëve të rinjë të zgjedhur që të shtyjnë këtë shtet në stabilitet dhe prosperitet”, u shpreh admirali James Foggo.
Ndërsa u garantua se KFOR-I nuk ka planifikuar reduktimin e trupave të saj në Kosovë. Komandant i ri i KFOR-it është gjeneral majori Miachael Risi./abcnews.al